Fshirja apo ndryshimi i fjalkalimit te Administrator-it
E publikuar me daten 22 April, 2010 nga Valion K. · Ska Komente
Nga njëherë ju duhet te futeni si administrator shfrytzues pa fjalkalim fare sepse e keni harruar atë. Nëse nuk keni krijuar ndonjë shfrytzues musafir(guest),atëher jeni mbetur pa mundsi te futeni.Përndryshe do tju duhet ta përdorni metodën e formatizimit.Këtu do të tregoj një mënyr për ta fshir fjalkalimin a administratorit apo për ta ndryshuar atë pa u kyqur si administrator.Do tju duhet një CD instalimi e Windows XP.
Administrator shfrytzuesi ju mundëson ju të gjitha të drejtat në përdorimin e kompjuterit tuaj.Qdo shfrytzues musafir(guest) është shfrytzues me të drejta të rezervuara(zvogluara) dhe që nuk ka qasje për fshirjen apo ndryshimin e fjalkalimit te administratorit e shumë opcione tjera.Kshtu që është e pamundur ta bëjmë këtë nga këtu. Pra ja se pse këtë duhet ta boni gjatë procesit te startimit.
Fshije apo ndrysho fjalkalimin e Administrator shfrytëzuesit me CD-në e Windows XP:
1. Fute Windows XP CD-në dhe ristarto kompjuterin tuaj.
2. Prisni deri sa të shfaqet porosia(mesazhi) “Press any key to Boot from CD or DVD”. Tani shtypni ndonjë tast në tastierë.
3. Do filloj të ngarkoj skedaret(fajllat) e windowsit nga CD apo DVD ne kompjuterin tuaj dhe pas një kohe të shkurtër do tju shfaqen tre opsione.Shtyp Enter për ta zgjedhur opsionin e parë.
4. Tani do ju shfaqet marrëveshja e licensimit e Windows XP . Shtypni F8 për ta pranuar marrëveshjen.

5. Prap do të pyeteni se a doni të riparoni Windows XP apo jo. Press R to repair. Tani disku juaj do kontrollohet dhe pastaj do filloj kopjimi i skedarëve(fajllave) të windows-it. Mund të marr disa minuta. Pas procesit te kopjimit kompjuteri në mënyr automatike do ristartohet. Mos shtypni ndonjë tast pasi kompjuteri të jet ristartuar. Procesi doë vazhdoj në mënyr automatike.

6. Shiko në anën e majt të ekranit. Kur “Installing Windows” theksohet, shtypni Shift + F10 per ta hapur DOS.
Shkruani NUSRMGR.CPL dhe shtypni Enter. Do ju lejoj të kyqeni në shfrytzuesin tuaj.

7. Kyquni në administrator shfrytzuesin dhe ndryshoni apo fshini fjalkalimin e administratorit brenda sekondash. Nuk do ju kërkohet fjalkalimi juaj i mëhershum. Nga këtu ju mund të krijoni një shfrytzues të ri, gjithashtu.

Pastaj pasi procesi i riparimit të përfundoj, kyquni në sistem me fjalkalimin tuaj të ri. Kjo mënyr funksionon në të gjitha llojet e Windows XP.